Shkup, është hapur konkursi për çmimin e BE-së për gazetari investigative 2025
Është hapur thirrja për aplikime për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative 2025, një konkurs vjetor për hulumtimet më të mira të prodhuara në Maqedoninë Veriut, gjatë vitit kalendarik të mëparshëm. Fondi i çmimit për Maqedoninë e Veriut është 10,000 euro, dhe njohja jepet në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor […]


Është hapur thirrja për aplikime për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative 2025, një konkurs vjetor për hulumtimet më të mira të prodhuara në Maqedoninë Veriut, gjatë vitit kalendarik të mëparshëm. Fondi i çmimit për Maqedoninë e Veriut është 10,000 euro, dhe njohja jepet në kuadër të projektit “Fuqizimi i gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II”. Çmimi synon të njohë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë investigative dhe të rris dukshmërinë e hulumtimeve cilësore, transmeton Portalb.mk.
Çmimet ndahen në nivel kombëtar dhe rajonal në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor (Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut) dhe Turqi. Përveç fituesve në secilin shtet, do të përzgjidhen edhe hulumtimet më të mira rajonale që kalojnë përzgjedhjen e jurive kombëtare.
Fondi për çmimet kombëtare dhe rajonale është 10,000 euro. Në çdo shtet, çmimet ndahen për tre artikuj më të mirë të vitit. Çmimet kombëtare dhe rajonale janë 5,000 euro (për vendin e parë), 3,000 euro (për vendin e dytë) dhe 2,000 euro (për vendin e tretë).
Secili kandidat mund të nominojë punën e tij/saj për një çmim kombëtar dhe/ose rajonal, dhe numri maksimal i aplikimeve për kandidat është tre. Anëtarët e jurisë së konkursit kombëtar kanë të drejtën ekskluzive të propozojnë punime që i konsiderojnë të rëndësishme për konkursin rajonal, edhe nëse hulumtimi nuk është nominuar fillimisht për atë nivel të konkursit. Në këtë rast, organizatorët do të kërkojnë leje nga autori/ja për të nominuar artikullin në garën rajonale.
Organizatori i çmimit është, përsëri, Thomson Media, një organizatë me dekada përvojë në zhvillimin e mediave dhe promovimin e lirisë së medias në nivel global. Zbatuesi i çmimit në nivel kombëtar është Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGM) – Maqedonia e Veriut.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është 16 qershor 2025, deri në mesnatë CET dhe të gjithë të interesuarit mund të gjejnë më shumë detaje dhe të aplikojnë për projektin në linkun: https://euwbmedia.com/2025/04/call-for-entries-eu-award-for-investigative-journalism-2025-now-open/
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative – BIRN Hub, Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) – Hungari, Asociacioni e Gazetarëve (AG) – Turqi, Thomson Media (TM) – Gjermani, Universiteti Goce Delçev Shtip (UGD) – Maqedoni e Veriut, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGM) – Maqedoni e Veriut, Asociacioni Mediave të Evropës Juglindore (MASE) – Mali i Zi dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative Kosovë (BIRN Kosovë).
Për pyetje, mund ta kontaktohet Thomson Media në [email protected].
Ndërkoh, kujtojmë se Irena Mulaçka, Miomir Serafinoviq, Snezhana Lupevska, Aleksandar Metodijev dhe Suzana Miceva ishin fituesit e çmimeve të Bashkimit Evropian për gazetari hulumtuese 2024.