Selmanaj për Kurtin: Darkon pa shqetësim me Vuçiqin, e shoqërohet nga Berishaj i paguar nga GEN-i në Serbi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar veprimet e kryeministrit Kurti pas sulmit terrorist të bërë në Ibër-Lepenc, duke theksuar fotografinë e tij me Vuçiqin të bërë në Bruksel si dhe, vizitën e tij të bërë në Sarajevë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Selmanaj ka thënë se

dhjetor 6, 2024 - 22:15
 0
Selmanaj për Kurtin: Darkon pa shqetësim me Vuçiqin, e shoqërohet nga Berishaj i paguar nga GEN-i në Serbi
selmanaj-per-kurtin:-darkon-pa-shqetesim-me-vuciqin,-e-shoqerohet-nga-berishaj-i-paguar-nga-gen-i-ne-serbi

selmanaj-per-kurtin:-darkon-pa-shqetesim-me-vuciqin,-e-shoqerohet-nga-berishaj-i-paguar-nga-gen-i-ne-serbi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar veprimet e kryeministrit Kurti pas sulmit terrorist të bërë në Ibër-Lepenc, duke theksuar fotografinë e tij me Vuçiqin të bërë në Bruksel si dhe, vizitën e tij të bërë në Sarajevë i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Selmanaj ka thënë se Kurti po darkon me Vuçiqin pa asnjë shqetësim.

‘‘Vetëm 5 ditë pas sulmit terrorist në Ibër-Lepenc, Albin Kurti pa asnjë shqetësim darkon dhe fotografohet me Vuçiqin. Ndërkohë, 7 ditë pas sulmit, ai, i shoqëruar nga Martin Berisha – i paguar nga GEN-i në Serbi – bën një vizitë në Sarajevë. Çka po ua merr mendja?  Me koordinim apo pa koordinim? Analizoni vetë dhe nxirrni përfundimin’’, ka shkruar ai.

Duhet shtuar se ambasadori Berishaj është i përfshirë në një skandal të madh financiar, ku dyshohej për shpëlarje parash, megjithatë, i njëjti vazhdon të mbajë pozitën e tij i pashqetësuar. /GazetaExpress