Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në një intervistë për TV Alsat ka komentuar një status të mëhershëm të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku shkruante se The post Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 19, 2025 - 23:45
 0
Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në një intervistë për TV Alsat ka komentuar një status të mëhershëm të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku shkruante se “kur përballesh në betejë kundër krimit dhe korrupsionit, përfundon: ose te populli, ose tek oligarkët”.

Duke elaboruar më tej mesazhin, Sejdiu tha se koalicioni VLEN është pranë qytetarëve, dhe jo në zyrat e pushtetit.

“VLEN është aty ku edhe nisi rrugëtimi – në zemrat e qytetarëve. Nuk lindi në zyrat e qeverisë. Ne erdhëm nga populli dhe aty jemi. Ata që u kthyen mbrapa, te të vjetrit, le të japin vetë se në cilën kategori janë, por besoj se tek e dyta”, u shpreh Sejdiu.

Ai theksoi se ata që kanë zhgënjyer besimin e qytetarëve nuk mund të pretendojnë se janë përfaqësues të popullit.

“Ata që kanë zhgënjyer besimin e popullit nuk janë te populli – për këtë jam i sigurt. Ne jemi aty ku na ka besuar populli dhe me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri”, tha mes tjerash Sejdiu.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përballet me ndarje dhe pozicionime të reja në prag të rikonfigurimit të pushtetit ekzekutiv. Flaka

The post Sejdiu nga VLEN: Me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .