Rohde i kërkon Kurtit zgjedhje të shpejtë të Kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë, flet edhe për masat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ky i fundit njoftoi sot për takimin e djeshëm ku tha se ia kishte Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria. Po ashtu në këtë takim, Rohde tha se i

Prill 10, 2025 - 16:45
 0
Rohde i kërkon Kurtit zgjedhje të shpejtë të Kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë, flet edhe për masat
rohde-i-kerkon-kurtit-zgjedhje-te-shpejte-te-kryeparlamentarit-dhe-formimin-e-qeverise,-flet-edhe-per-masat

rohde-i-kerkon-kurtit-zgjedhje-te-shpejte-te-kryeparlamentarit-dhe-formimin-e-qeverise,-flet-edhe-per-masat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ky i fundit njoftoi sot për takimin e djeshëm ku tha se ia kishte Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.

Po ashtu në këtë takim, Rohde tha se i kishte theksuar edhe përpjekjet që vendi i tij po bën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, tha Rohde.

Kurti dje tha se Rohden e ka uruar për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani.