RMV, prej sot e deri më 31 gusht do të ketë ndalesë të automjeteve të rënda në rrugët shtetërore
Nga sot, 1 korrik, deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni do të futet regjim veror trafiku, duke ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, transmeton Portalb.mk. Ndalimi do të jetë në fuqi gjatë orareve të mëposhtme: E […]


Nga sot, 1 korrik, deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni do të futet regjim veror trafiku, duke ndaluar lëvizjen e automjeteve të rënda me masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, transmeton Portalb.mk.
Ndalimi do të jetë në fuqi gjatë orareve të mëposhtme:
- E premte nga ora 17:00 deri në 22:00,
- E shtunë nga ora 9:00 deri në 18:00,
- E diel nga ora 9:00 deri në 22:00.
Në segmentin e autostradës A2: Shkup – Ohër – Shkup (i vlefshëm deri më 1 shtator), lëvizja e automjeteve të rënda mallrash me masë totale mbi 7.5 ton është e ndaluar gjatë fundjavave, në intervalet e mëposhtme:
- E premte nga ora 15:00 deri në 22:00,
- E shtunë nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00,
- E diel nga ora 07:00 deri në 22:00