RMV, padi ndaj ish-drejtorit për shkak keqpërdorimeve në tender

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj 54 vjeçarit, për shkak të dyshimeve se gjatë periudhës kur ka qenë drejtor në një ndërmarrje publike ka kryer disa keqpërdorime, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër M.G. (54) nga Manastiri, ish-drejtor i ndërmarrjes publike “Strezhevë” në Manastir, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer […]

Korrik 3, 2025 - 21:15
 0
RMV, padi ndaj ish-drejtorit për shkak keqpërdorimeve në tender
Denarë, foto nga Meta.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj 54 vjeçarit, për shkak të dyshimeve se gjatë periudhës kur ka qenë drejtor në një ndërmarrje publike ka kryer disa keqpërdorime, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër M.G. (54) nga Manastiri, ish-drejtor i ndërmarrjes publike “Strezhevë” në Manastir, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për furnizim publik ose partneritet publik-privat””, raportoi Policia e RMV-së.

Ai këto keqpërdorime i kishte kryer në periudhën 2023-2024, gjatë kryerjes së punimeve për blerjen e një centrali fotovoltaik.

“I denoncuari, gjithashtu, pas përfundimit të detyrimeve të kontraktorit, nuk ia ka paguar gjithë shumën e kontratës prej 22,534,016 denarë, por vetëm pjesërisht, gjegjësisht 3,356,012 denarë, me çka i ka shkaktuar dëm ndërmarrjes publike në shumën prej 3,356,012 denarë, duke përfshirë këtu edhe kamatë vonesat dhe shpenzimet e tjera”, sqaroi Policia.

Policia theksoi se i dyshuari, në vitin 2023 kishte kryer pagesë prej 7.7 milionë denarë për një kompani tjetër, përkundër asaj se punimet nuk ishin përfunduar.

“Më 10.05.2024, i denoncuari në mënyrë të pavarur, pa angazhuar shërbimet përkatëse, ka përgatitur dhe dorëzuar faturë prej 1,294,501 denarë te kontraktori i njëjtë si penalitet kontraktor për vonesë ose mospërmbushje të kontratës, me çka i ka tejkaluar me vetëdije kufijtë e autorizimit të tij zyrtar”, raportoi Policia.