Rindërtimi i Notre-Dame, Haradinaj kujton kur si kryeministër i dha 20 mijë euro për këtë simbol

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me rindërtimin e Katedrales Notre-Dame. Ai kujtoj kohën kur ishte kryeministër, ku i dha Francës një donacion prej 20 mijë eurove për rindërtimin e kësaj katedralje. Postimi i plotë: Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po

dhjetor 8, 2024 - 12:45
 0
Rindërtimi i Notre-Dame, Haradinaj kujton kur si kryeministër i dha 20 mijë euro për këtë simbol
rindertimi-i-notre-dame,-haradinaj-kujton-kur-si-kryeminister-i-dha-20-mije-euro-per-kete-simbol

rindertimi-i-notre-dame,-haradinaj-kujton-kur-si-kryeminister-i-dha-20-mije-euro-per-kete-simbol

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me rindërtimin e Katedrales Notre-Dame.

Ai kujtoj kohën kur ishte kryeministër, ku i dha Francës një donacion prej 20 mijë eurove për rindërtimin e kësaj katedralje.

Postimi i plotë:

Sot, një nga simbolet më të mëdha të kulturës franceze dhe botës, Katedralja Notre-Dame në Paris po hap sërish dyert e saj pas një rindërtimi të madh.

Me 18 maj 2018, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve te vendit u bashkuam me përpjekjet e popullit francez dhe vendeve mike për rindërtimin e saj me një donacion prej 20.000€. Një shumë simbolike e që hasi edhe në shumë kritika shkurt-pamëse të kohës por që sot të gjithëve na bën të jemi krenarë që edhe ne si Kosovë jemi pjesë e familjes së kombeve të lira dhe të qytetëruara që mbeshtet dhe mbron vlerat e kulturës dhe trashëgimisë universale.

Sot, bashkë me popullin francez, urojmë dhe festojmë rilindjen e një monumenti të pazëvendësueshëm 850-vjeçarë të qytetërimit, Katedralen Notre-Dame në Paris. 
 
<div id=