Rexhepi: Gjithçka përfundon me 15 prill, nëse s’ka Qeveri, shkojmë në zgjedhje

Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, për FrontOnline ka shprehur optimizëm për formimin e institucioneve të reja “Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve’’ thotë ajo. Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë

Prill 10, 2025 - 08:45
 0
Rexhepi: Gjithçka përfundon me 15 prill, nëse s’ka Qeveri, shkojmë në zgjedhje
rexhepi:-gjithcka-perfundon-me-15-prill,-nese-s’ka-qeveri,-shkojme-ne-zgjedhje

rexhepi:-gjithcka-perfundon-me-15-prill,-nese-s’ka-qeveri,-shkojme-ne-zgjedhje


Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, për FrontOnline ka shprehur optimizëm për formimin e institucioneve të reja

Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve’’ thotë ajo.

Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

‘’Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit’’ shtoi ajo.

Rexhepi sugjeron se mazhoranca e tanishme, përkatësisht ajo që udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk do zgjedhje.

‘’Mazhoranca nuk do zgjedhje,” u shpreh Rexhepi për FrontOnline.

Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e qojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.