Rexhaj për vandalizmin e Sveçlës: Është akt simbolik, u arrestua sepse është i afërt i ministrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla  është arrestuar për veprimet e

dhjetor 11, 2024 - 09:30
 0
Rexhaj për vandalizmin e Sveçlës: Është akt simbolik, u arrestua sepse është i afërt i ministrit
rexhaj-per-vandalizmin-e-svecles:-eshte-akt-simbolik,-u-arrestua-sepse-eshte-i-afert-i-ministrit

rexhaj-per-vandalizmin-e-svecles:-eshte-akt-simbolik,-u-arrestua-sepse-eshte-i-afert-i-ministrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar veprimet e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës, i cili në një video të publikuar shihet duke dëmtuar mikrofonin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Rexhaj ka mohuar se sjelljet e tilla janë vandalizëm, por ka theksuar se Sveçla  është arrestuar për veprimet e njëjta.

“Si pamje dhe si veprim mund të duke jo e mirë, por nëse e vëreni z.Sveçla e arsyeton këtë veprim si mjet politik ose si akt simbolik. Z.Sveçla është i afërt i ministrit dhe ai arrestohet”, ka thënë Rexhaj në Kanal 10.

Për demolimin e pajisjeve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shefi i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla është ndaluar për 48 orë të hënën nga Policia e Kosovës.