Rasti i Vedat Ademit, Taravari: Propozuam marrjen e licencës së mjekut
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se Ministria te Oda e Mjekëve ka propozuar marrjen e licencës së mjekut që atë mbrëmje ishte në kujdestari. “Absolutisht e ndjekim rastin. The post Rasti i Vedat Ademit, Taravari: Propozuam marrjen e licencës së mjekut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot informoi se Ministria te Oda e Mjekëve ka propozuar marrjen e licencës së mjekut që atë mbrëmje ishte në kujdestari.
“Absolutisht e ndjekim rastin. Ministria e Shëndetësisë tashmë i ka propozuar Odës së mjekëve t’i merret licenca mjekut që ishte kujdestar atë mbrëmje”, tha ai.
Ministria kumtoi se gjithë dokumentacioni për rastin edhe nga Mjekësia ligjore para një jave është dorëzuar në Prokurori.
Prokuroria e Kumanovës tashmë ka hapur procedurë harahetimore për rastin me 32 vjeçarin nga Kumanova, Vedar Ademi, i cili vdiq më 17 mars në spitalin e qytetit. Ademi papritmas ka ndërruar jetë pasi ka marrë terapinë në spital. Familja e tij akuzon se gabimi i mjekut është arsyeja e vdekjes së tij, duke pretenduar se i është dhënë ilaçi ndaj të cilit ishte alergjik.
The post Rasti i Vedat Ademit, Taravari: Propozuam marrjen e licencës së mjekut appeared first on Flaka, në çdo lajm... .