Rast tragjik për familjen Gashi në Prishtinë: 35-vjeçari gjendet pa shenje jete në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një banesë në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një person. I riu vdiq në rrethana dhe për shkaqe ende të panjohura, ndërsa Policia ka nisur hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali. Rasti ka ndodhur në familjen Gashi, në rrugën

Jan 21, 2025 - 16:00
 0
Rast tragjik për familjen Gashi në Prishtinë: 35-vjeçari gjendet pa shenje jete në banesën e tij
rast-tragjik-per-familjen-gashi-ne-prishtine:-35-vjecari-gjendet-pa-shenje-jete-ne-banesen-e-tij

rast-tragjik-per-familjen-gashi-ne-prishtine:-35-vjecari-gjendet-pa-shenje-jete-ne-banesen-e-tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një banesë në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një person. I riu vdiq në rrethana dhe për shkaqe ende të panjohura, ndërsa Policia ka nisur hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në familjen Gashi, në rrugën “Lote Vaku” në kryeqytet.

Sinjali ka mësuar se viktima që u gjet pa shenja jete është një 35-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Posa rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Trupi i pajetë është tërhequr për dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.