Qeveria e miraton ndarjen e 100 mijë eurove për familjen e Enver Hadrit

Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë ndarë 100 mijë euro mbështetje financiare familjes së veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor. Procesi në fjalë ka filluar në Gjykatën Penale në

Jan 11, 2025 - 14:00
 0
Qeveria e miraton ndarjen e 100 mijë eurove për familjen e Enver Hadrit
qeveria-e-miraton-ndarjen-e-100-mije-eurove-per-familjen-e-enver-hadrit

qeveria-e-miraton-ndarjen-e-100-mije-eurove-per-familjen-e-enver-hadrit

Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë ndarë 100 mijë euro mbështetje financiare familjes së veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për mbulimin e shpenzimeve për procesin gjyqësor.

Procesi në fjalë ka filluar në Gjykatën Penale në Bruksel, në çështjen penale kundër të akuzuarve për vrasjen e aktivistit të njohur të çështjes së Kosovës, Enver Hadri, i vrarë në Belgjikë në vitin 1990.

Në mbledhjen e së premtes nga Qeveria, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka propozuar këtë pikë, dhe ka kërkuar mbështetjen e Minitrisë së Financave dhe Transfereve.