Prokuria kërkoi që Kreshnik Bekteshit t’i zëvendësohet paraburgimi me masën e arrestit shtëpiak
Prokuroria Publike në Koçan propozoi që masa e paraburgimit për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe sekretaren shtetërore për Ekonomi Razmena Çekiq Duroviq të zëvendësohet me arrest shtëpiak, transmeton Portalb.mk. Gjykata Themelore në Koçan duhet të vendosë për këtë propozim. Ndërkohë, është propozuar të zgjaten masat e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të vendosura më parë […]


Prokuroria Publike në Koçan propozoi që masa e paraburgimit për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe sekretaren shtetërore për Ekonomi Razmena Çekiq Duroviq të zëvendësohet me arrest shtëpiak, transmeton Portalb.mk.
Gjykata Themelore në Koçan duhet të vendosë për këtë propozim. Ndërkohë, është propozuar të zgjaten masat e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të vendosura më parë ndaj 18 personave të tjerë.
Prokuroria thotë se ekipi që po punon për rastin e zjarrit në diskoteken Pulse po përfundon procedurën e marrjes në pyetje të dëshmitarëve, me procedurën që po zhvillohet pa lëshime dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar.
Po bëhet gjithashtu punë intensive mbi disa raporte ekspertësh dhe po kryhet verifikimi i të dhënave nga analizat e pajisjeve elektronike të siguruara.
Në fund të prillit, Gjykata e Apelit në Shtip refuzoi ankesën e ish-ministrit Kreshnik Bekteshi për lirim nga paraburgimi.
- LEXO: Apeli refuzoi ankesën, Kreshnik Bekteshi mbetet në paraburgim, BDI: Drejtësi e pastër selektive
Kujtojmë se Kreshnik Bekteshi ishte ndër personat e parë që u arrestua pas zjarrit në Koçan.
Gjykata në Koçan po përballet me mungesë të gjyqtarëve penalë që duhet të veprojnë në rastin “Puls”, për çka Këshilli Gjyqësor e dërgoi gjyqtaren Emine Kalaç nga Gjykata e Velesit në Gjykatën Themelore të Koçanit. Ministri Pançe Toshkovski më 10 maj theksoi se po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe po merren në pyetje një numër dëshmitarësh të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale juridike.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.