“Profesionist i përkushtuar, i lidhur ngushtë me LDK’në”, kush është Ardian Olluri kandidati për deputet i LDK’së?
Ardian Olluri do të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm. Kryetari i degës së LDK’së në Lipjan, Imri Ahmeti, bëri të ditur sot se në mesin e kandidatëve për deputetë do të jetë edhe Ardian Olluri. Olluri kishte aderuar në LDK në shtator të këtij viti. Ai
Ardian Olluri do të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Kryetari i degës së LDK’së në Lipjan, Imri Ahmeti, bëri të ditur sot se në mesin e kandidatëve për deputetë do të jetë edhe Ardian Olluri.
Olluri kishte aderuar në LDK në shtator të këtij viti. Ai tha se LDK’ja është pa dyshim adresa e duhur për ata që kanë për qëllim të kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Olluri kishte thënë se kishte vendosur t’i bashkëngjitej LDK’së duke qenë se e kaluara e familjes së tij është e lidhur ngushtë me LDK-në.
“Ju njoftoj që kam pranuar ftesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës që aktivitetin tim politik ta vazhdoj në radhët e saj. Lidhja Demokratike, si nismëtare e pluralizmit demokratik dhe si parti me demokraci të brendshme të dëshmuar, është pa dyshim adresa e duhur për ata aktivistë politikë që kanë për qëllim të kontribuojnë për zhvillimin e vendit dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Për më tepër, besoj fuqishëm që programi politik i LDK-së përfaqëson vërtetë rrugën e re që duhet të marrë vendi”, kishte shkruar ai në njoftimin për aderim në ‘Facebook’.