Presidenti finlandez njofton për vizitën e Osmanit në Helsinki: Marrëdhëniet Kosovë-Finlandë të ngushta e të shkëlqyera
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë sot ku u prit nga homologu i saj finlandez, Alexander Stubb. Për këtë vizitë të Osmanit shkroi edhe Presidenca finlandeze në X, e cila përcolli fjalët e Stubb. “Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe të ngushta, si historikisht si
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë sot ku u prit nga homologu i saj finlandez, Alexander Stubb.
Për këtë vizitë të Osmanit shkroi edhe Presidenca finlandeze në X, e cila përcolli fjalët e Stubb.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe të ngushta, si historikisht si tani”, tha presidenti finlandez.
Gjatë takimit, Osmani dhe Stubb diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Kosovës, për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sigurinë europiane.
Stubb po ashrtu ka thënë se Finlanda mbështet rrugën e Kosovës drejt BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës dhe se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm për sigurinë europiane.
“Për ta përmbyllur, dialogu Beograd-Prishtinë është një hap thelbësor për ndërtimin e një stabiliteti afatgjatë në rajon. Ruajtja e paqes në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme jo vetëm për popujt e rajonit, por për Europën në tërësi”.