Policia me apel: Kujdes, linqe të rrejshme për donacione shfaqen në rrjetet sociale pas tragjedisë në Koçan
Linqe të rrejshme për dhurim të ndihmës financiare dhe ndihma të tjera po shfaqen në mediat sociale duke kërkuar ndihmë për trajtimin ose për familjet e të ndjerëve në tragjedinë e zjarrit në Koçan, raporton Star TV, transmeton Portalb.mk. Policia e Shtipit paralajmëron të kihet kujdes dhe thotë që qytetarët të kontrollojnë mirë apelet për […]


Linqe të rrejshme për dhurim të ndihmës financiare dhe ndihma të tjera po shfaqen në mediat sociale duke kërkuar ndihmë për trajtimin ose për familjet e të ndjerëve në tragjedinë e zjarrit në Koçan, raporton Star TV, transmeton Portalb.mk.
Policia e Shtipit paralajmëron të kihet kujdes dhe thotë që qytetarët të kontrollojnë mirë apelet për ndihmë, pasi për momentin nuk ka një aktivitet të tillë, njofton televizioni.
Ndryshe, pesëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu mbrëmë në diskotekën Pulse në Koçan, njoftoi ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në Koçan në deklaratën e tij në ora 12.00, transmeton Portalb.mk.
“Deri në ora 11:30, sa kemi marrë informata ka 59 të vdekur, nga to janë identifikuar 35 nga të vdekurit. 31 nga Koçani dhe 4 nga Shtipi.” tha Toshkovski.
LEXO MË SHUMË NË: