Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së

Presidentja Vjosa  Osmani ka shkruar pas takimit të sotëm që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, raporton FrontOnline. Osmani, ka thënë se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Po ashtu, Presidentja ka potencuar se Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog.

Mars 17, 2025 - 11:45
 0
Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së
osmani-pas-takimit-me-sorensen:-kosova-meriton-trajtim-te-barabarte-ne-procesin-e-dialogut-dhe-ne-rrugen-drejt-be-se

osmani-pas-takimit-me-sorensen:-kosova-meriton-trajtim-te-barabarte-ne-procesin-e-dialogut-dhe-ne-rrugen-drejt-be-se

Presidentja Vjosa  Osmani ka shkruar pas takimit të sotëm që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, raporton FrontOnline.

Osmani, ka thënë se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.

Po ashtu, Presidentja ka potencuar se Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog.

Njoftimi i saj:

Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.

Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.

Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog.