Osmani në Poloni: Kosova, që ka kaluar përmes tmerreve të luf*tës dhe gjeno*cidit, e kupton më së miri rëndësinë e luf*tës kundër urrejtjes

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të Auschëitz-Birkenau në Krakow të Polonisë, krahas liderëve botërorë. Në fillim të ceremonisë, Presidentja Osmani është pritur nga presidenti polak, Andrzej Duda, të cilit i ka shprehur mirënjohje për ftesën. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se

Jan 27, 2025 - 23:15
 0
Osmani në Poloni: Kosova, që ka kaluar përmes tmerreve të luf*tës dhe gjeno*cidit, e kupton më së miri rëndësinë e luf*tës kundër urrejtjes
osmani-ne-poloni:-kosova,-qe-ka-kaluar-permes-tmerreve-te-luf*tes-dhe-gjeno*cidit,-e-kupton-me-se-miri-rendesine-e-luf*tes-kunder-urrejtjes

osmani-ne-poloni:-kosova,-qe-ka-kaluar-permes-tmerreve-te-luf*tes-dhe-gjeno*cidit,-e-kupton-me-se-miri-rendesine-e-luf*tes-kunder-urrejtjes

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë sot pjesë në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të Auschëitz-Birkenau në Krakow të Polonisë, krahas liderëve botërorë.

Në fillim të ceremonisë, Presidentja Osmani është pritur nga presidenti polak, Andrzej Duda, të cilit i ka shprehur mirënjohje për ftesën.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se gjatë bisedave me liderët e tjerë, Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës historike për të parandaluar përsëritjen e tmerreve të së kaluarës dhe për t`i promovuar vlerat universale të paqes, barazisë dhe humanizmit.

“Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit na kujton se duhet të qëndrojmë bashkë kundër çdo forme urrejtjeje dhe të sigurohemi që kurrë më të mos përsëriten tmerret e së kaluarës. Kosova, e cila ka kaluar përmes tmerreve të luftës dhe gjenocidit të kryer nga regjimi i Millosheviqit, e kupton më së miri rëndësinë e luftës kundër urrejtjes dhe angazhimin për një të ardhme më humane dhe të drejtë”, ka theksuar Osmani.

Tutje thuhet se Osmani ka potencuar kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve gjatë Holokaustit, “duke kujtuar se ata hapën dyert dhe zemrat për hebrenjtë, bazuar në vlerat e besës shqiptare, një akt që mbetet dëshmi e fuqisë së humanizmit dhe solidaritetit.”