Nuk e sollëm ndryshimin që premtuam, Taravari: U kërkoj falje qytetarëve shqiptarë | VIDEO

Pas largimit të zyrtarizuar nga Qeveria, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një autokritikë të rrallë politike duke pranuar se gjatë kohës në qeverisje kanë pasur shumë The post Nuk e sollëm ndryshimin që premtuam, Taravari: U kërkoj falje qytetarëve shqiptarë | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 12, 2025 - 22:45
 0
Nuk e sollëm ndryshimin që premtuam, Taravari: U kërkoj falje qytetarëve shqiptarë | VIDEO

Pas largimit të zyrtarizuar nga Qeveria, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë një autokritikë të rrallë politike duke pranuar se gjatë kohës në qeverisje kanë pasur shumë pakënaqësi dhe gabime për të cilat edhe vetë partia e tij mban përgjegjësi, transmeton Flaka Media

“Normalisht, ne kemi pasur plotë pakënaqësi gjatë qeverisjes sonë. A kemi qenë edhe ne fajtorë? Po se po, pranojmë fajin dhe me një moment i kërkojmë falje qytetarit shqiptar”, deklaroi Taravari.

Sipas tij, pavarësisht mangësive, Aleanca për Shqiptarët ka arritur një objektiv të madh politik: largimin nga pushteti të partisë që kishte qeverisur për më shumë se dy dekada.

“Ne e bëmë rotacionin politik. Imagjinoni mos ta bënim, do të vazhdonte partia që ka qenë 22-23 vjet në pushtet. Sot së paku e provuam”, tha Taravari, duke shtuar se tashmë partia do t’i kthehet qytetarit dhe do të përgatitet për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Ai pranoi se premtimi për ndryshim nuk u realizua siç ishte imagjinuar dhe se qytetarët shqiptarë nuk ndihen më mirë sot. “Fatkeqësisht këtë e them, se pjesë e atij gabimi jemi edhe ne”, u shpreh Taravari.

The post Nuk e sollëm ndryshimin që premtuam, Taravari: U kërkoj falje qytetarëve shqiptarë | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .