Nitaj i AAK-së pas takimit përgatitor të kuvendit: Krijimi i Qeverisë i komplikuar, konstituimi i Kuvendit mund të çojë në zgjedhje të reja

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin në detyrë, Glauk Konjufca. Nitaj ka thënë se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar. “Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë”, ka thënë Nitaj. Ai u

Prill 8, 2025 - 15:15
 0
Nitaj i AAK-së pas takimit përgatitor të kuvendit: Krijimi i Qeverisë i komplikuar, konstituimi i Kuvendit mund të çojë në zgjedhje të reja
nitaj-i-aak-se-pas-takimit-pergatitor-te-kuvendit:-krijimi-i-qeverise-i-komplikuar,-konstituimi-i-kuvendit-mund-te-coje-ne-zgjedhje-te-reja

nitaj-i-aak-se-pas-takimit-pergatitor-te-kuvendit:-krijimi-i-qeverise-i-komplikuar,-konstituimi-i-kuvendit-mund-te-coje-ne-zgjedhje-te-reja

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka folur pas takimit të sotëm me kryeparlamentarin në detyrë, Glauk Konjufca.

Nitaj ka thënë se procesi i krijimit të qeverisë është tejet i komplikuar.

“Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë”, ka thënë Nitaj.

Ai u shpreh se gjithçka mbetet e hapur për opozitën.

“Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo. Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar”, tha Nitaj.

Sekretari i AAK-së tutje u shpreh se në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.

“Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe! Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje”, tha Nitaj.