MPB me apel për mbrëmjet e maturës: Pa makina, pa alkool, pa drogë dhe pa shkelje të rendit publik
Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një apel të qartë për maturantët dhe prindërit e tyre në prag të festimeve të maturës: “Në mbrëmjen e maturës – pa The post MPB me apel për mbrëmjet e maturës: Pa makina, pa alkool, pa drogë dhe pa shkelje të rendit publik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një apel të qartë për maturantët dhe prindërit e tyre në prag të festimeve të maturës: “Në mbrëmjen e maturës – pa automjet!”, “Pa konsumim të alkoolit!”, “Pa përdorim të substancave narkotike!” dhe “Pa prishje të rendit dhe qetësisë publike!”, transmeton Flaka.
Statistikat e trafikut tregojnë se në ditët kur organizohen mbrëmjet e maturës, rritet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugore. Një pjesë e konsiderueshme e të përfshirëve në këto aksidente janë të rinj – maturantë, të cilët shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, e fatkeqësisht ndonjëherë edhe me humbje jete.
MPB thekson se përgjegjësia për sjelljet devijante në trafik nuk është vetëm e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre.
“Mos i lejoni fëmijët tuaj të shkojnë në mbrëmjen e maturës me veturë. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale, transmeton Flaka. Prandaj: ‘Në mbrëmjen e maturës – pa automjet!’, ‘Pa konsumim të alkoolit!’, ‘Pa përdorim të narkotikëve!’ dhe ‘Pa shkelje të rendit publik!’”, thuhet në apelin e MPB-së. Flaka
The post MPB me apel për mbrëmjet e maturës: Pa makina, pa alkool, pa drogë dhe pa shkelje të rendit publik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .