Mot përvëlues në horizont – korriku pritet më i nxehti

Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vera e vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut pritet të karakterizohet nga temperatura më të larta dhe reshje më The post Mot përvëlues në horizont – korriku pritet më i nxehti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 2, 2025 - 15:45
 0
Mot përvëlues në horizont – korriku pritet më i nxehti

Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vera e vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut pritet të karakterizohet nga temperatura më të larta dhe reshje më të pakta krahasuar me mesataren shumëvjeçare (1991–2020).

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë, me devijimin më të madh pozitiv nga temperaturat normale të stinës, veçanërisht në rajonin juglindor të Evropës, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut.

Mesatarja shumëvjeçare e temperaturave për verën lëviz nga 16°C në zonat malore deri në 26.1°C në Gjevgjeli, ndërsa në Shkup arrin:

  • Qershor: 22.2°C
  • Korrik: 24.7°C
  • Gusht: 24.6°C

Reshjet e verës pritet të jenë nën mesataren, sidomos në korrik, kur parashikohet devijimi më i madh negativ i sasisë së reshjeve. Përjashtim mund të bëjnë zonat malore, ku mund të ndodhin reshje të dendura për shkak të konvekcionit të shtuar.

Reshjet mesatare në Shkup për muajt verorë janë:

  • Qershor: 47.6 mm
  • Korrik: 34.1 mm
  • Gusht: 37.4 mm

DPHM njofton se mund të ketë periudha të motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe të thatë, por edhe episode të përkohshme me lagështi të shtuar. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të ndjekin përditësimet e rregullta të motit, pasi variacionet nënsezonale janë të vështira për t’u parashikuar shumë kohë përpara. Flaka Media

The post Mot përvëlues në horizont – korriku pritet më i nxehti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .