Millanoviq me Kurtin: Kosovën duhet ta njohin të gjitha shtetet e BE-së – Kroacinë e keni mbrapa

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha të premten në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë ende këtë duhet ta njohin Kosovën, njoftoi zyra e presidentit kroat. “Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë përmbushur dhe veçanërisht

dhjetor 13, 2024 - 19:15
 0
Millanoviq me Kurtin: Kosovën duhet ta njohin të gjitha shtetet e BE-së – Kroacinë e keni mbrapa
millanoviq-me-kurtin:-kosoven-duhet-ta-njohin-te-gjitha-shtetet-e-be-se-–-kroacine-e-keni-mbrapa

millanoviq-me-kurtin:-kosoven-duhet-ta-njohin-te-gjitha-shtetet-e-be-se-–-kroacine-e-keni-mbrapa

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq tha të premten në një bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë ende këtë duhet ta njohin Kosovën, njoftoi zyra e presidentit kroat.

“Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë përmbushur dhe veçanërisht Kosova duhet të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë ende këtë”, tha Millanoviq në një takim me Kurtin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Shtetësia e Kosovës nuk njihet nga Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia, anëtarë të BE-së.

Presidenti kroat shtoi se Kosova ka mbështetjen e plotë dhe të vendosur të Kroacisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha asociacionet ndërkombëtare.

Millanoviq po ashtu tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm sepse do të nënkuptonte stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, “që është edhe në interesin kombëtar kroat”, thuhet në deklaratë.

Kurti u takua më herët të premten me kryeministrin Andrej Pllenkoviq dhe kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.