Mickoski: Shumë miq më kërkonin ta largoj më herët nga qeveria Taravarin | VIDEO

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar me tone të ashpra pas largimit të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria, duke e akuzuar Taravarin se ka bërë pazar me BDI-në The post Mickoski: Shumë miq më kërkonin ta largoj më herët nga qeveria Taravarin | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 18, 2025 - 18:45
 0
Mickoski: Shumë miq më kërkonin ta largoj më herët nga qeveria Taravarin | VIDEO

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar me tone të ashpra pas largimit të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria, duke e akuzuar Taravarin se ka bërë pazar me BDI-në për interesa personale dhe partiake, shkruan Flaka

Në një fjalim të drejtpërdrejtë, Mickoski tha se shumë miq i kishin kërkuar ta largonte më herët Taravarin, por ai kishte zgjedhur të japë kohë, për të parë se si do të vepronte ai në raport me parimet dhe fjalën e dhënë.

“Shumë më thoshin ta largoj shpejt Taravarin. Ai do të mbetej në qeveri, ndërsa njëkohësisht BDI nuk do të kandidonte kundër tij në pesë komuna, duke e forcuar atë në bazë. Por kjo është strategji për numra, jo për parime,” tha Mickoski.

Sipas tij, BDI po kërkonte nga Taravari që të garonte i vetëm në listat e këshilltarëve, me qëllim që të dobësohej koalicioni VLEN, dhe të krijohej perceptimi se BDI kishte epërsi numerike.

“Si mund të më bindin numrat e këshilltarëve se duhet t’i marr në qeveri nga BDI dhe jo bazuar në program, parime dhe qëllime të përbashkëta? Unë nuk harroj se si Bujar Osmani shiste identitetin tim maqedonas,” shtoi ai.

Kryeministri nuk kurseu kritikat personale ndaj Taravarit, duke thënë se është për të ardhur keq që ai ka zgjedhur të bëhet vegël e atyre që dikur i sulmonte publikisht.

“Për të ardhur keq. Por nëse kështu kanë vendosur, le të vazhdojnë. Unë nuk jam i shqetësuar – vetëm i zhgënjyer. Por kjo nuk do ta ndryshojë besimin tim tek njerëzit dhe fjala e tyre,” u shpreh ai.

Duke folur për mënyrën se si ndodhi largimi i Taravarit, Mickoski theksoi se ai e kishte lejuar me qëllim të rrotullohej dhe të justifikohej vetë për vendimin e tij.

“E lashë Taravarin të mendojë, të rrotullohet si peshk në tokë të thatë. Tani dua ta shoh si do të më shikojë në sy pas gjithçkaje që kemi kaluar si miq. Turpi është i tij. Ai duhet të shpjegojë, jo unë,” tha Mickoski.

Ai përfundoi me mesazhin se për të, fjala është e shenjtë dhe se në politikë duhet të qëndrosh i ndershëm, edhe kur kjo mund të ketë një kosto personale.

“Fjala është fjalë. Nëse jap fjalë, duhet ta përmbush – edhe në dëm timin. Nuk mund të fitosh gjithmonë në jetë, ndonjëherë edhe humb. Kjo është ajo që na dallon si njerëz,” përfundoi kryeministri.

The post Mickoski: Shumë miq më kërkonin ta largoj më herët nga qeveria Taravarin | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .