Mickoski në prag të vizitës së Presidentit të Këshillit të BE-së: Do tpërcjellim pikëpamjet tona mbi ndryshimet kushtetuese
Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Kosta, i cili do të vizitojë vendin nesër, do t’i përcillen qëndrimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të qarta dhe të pandryshuara, thotë kryeministri Hristijan Mickoski përpara vizitës së nesërme të përfaqësuesit të lartë evropian në vend, transmeton Portalb.mk. “Qëndrimet tona janë të qarta në lidhje me […]


Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Kosta, i cili do të vizitojë vendin nesër, do t’i përcillen qëndrimet për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të qarta dhe të pandryshuara, thotë kryeministri Hristijan Mickoski përpara vizitës së nesërme të përfaqësuesit të lartë evropian në vend, transmeton Portalb.mk.
“Qëndrimet tona janë të qarta në lidhje me ndryshimet kushtetuese, këtu nuk ka ndryshim, sepse nga ana tjetër nuk shohim, të paktën në këtë moment, asnjë sinjal se ka një ndryshim në sjellje, pra nga ana e fqinjit tonë lindor. Më vjen keq që është kështu dhe shpresoj që në periudhën që vjen do të flasim më shumë për zgjidhje sesa për probleme”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vizitën e nesërme të Kostës.
Kryeministri tha se pas vizitës së nesërme të Presidentit të Këshillit të BE-së, ai do ta shoqërojë atë në fluturimin nga Shkupi për në Tiranë, ku Kosta do të shtrojë darkë për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të premten, ata do të marrin pjesë së bashku në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Vizita e nesërme në Shkup e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, është pjesë e turneut të kësaj jave në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përpara turit, ai tha se do të vinte për të folur me udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor për t’u treguar atyre se BE-ja është e gatshme t’i ndihmojë ata me sfidat me të cilat përballen.
Kujtojmë se meardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet ka ndryshuar edhe retorika ndaj BE-së. Tani nuk flitet për kushtin që duhet të përmbush Maqedonia e Veriut në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës, por kryefjala e ekzekutivit është se Evropa duhet të jetë parimore dhe të mos veprojë me standarde të dyfishta. Insistimi i VMRO-DPMNE-së, dhe kushti i saj për garanci në rrugëtimin drejt BE-së, e pastaj ndryshimet kushtetuese shkon në kundërshtim me kushtin e BE-së për negociatat.
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.