Mickoski e pranon se qytetarët po jetojnë vështirë, por thotë se shpresa po rikthehet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Euronews, ka folur mbi sfidat ekonomike me të cilat përballen qytetarët e vendit, por edhe mbi zhvillimet pozitive që The post Mickoski e pranon se qytetarët po jetojnë vështirë, por thotë se shpresa po rikthehet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 16, 2025 - 11:30
 0
Mickoski e pranon se qytetarët po jetojnë vështirë, por thotë se shpresa po rikthehet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një intervistë për Euronews, ka folur mbi sfidat ekonomike me të cilat përballen qytetarët e vendit, por edhe mbi zhvillimet pozitive që sipas tij kanë filluar të japin shpresë për të ardhmen, transmeton Flaka

“Qytetarët jetojnë vështirë, ashtu si i gjithë rajoni, por ajo që bën ndryshimin nga një vit më parë është se më në fund po rikthehet shpresa se mund t’ia dalim”, theksoi Mickoski.

Ai potencoi disa nga të dhënat ekonomike që sipas tij tregojnë përmirësim të gjendjes ekonomike në vend. Mickoski përmendi se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 1.255 miliardë euro investime të huaja direkte, duke e renditur Maqedoninë si vendin me më shumë investime për banor në Evropë.

Inflacioni, sipas tij, ka rënë në mënyrë të dukshme: në mars ishte 2.7% në nivel vjetor dhe 1.3% në nivel mujor, që tregon prani të deflacionit. Edhe për muajin prill është raportuar një ulje me 2.6% në nivel vjetor dhe 0.6% në nivel mujor.

Kryeministri gjithashtu theksoi rritjen e pagave nga 9 deri në 10% në nivel vjetor dhe një rritje ekonomike më të madhe se sa ishte parashikuar. Sipas tij, ndonëse Banka Botërore kishte parashikuar një rritje prej 1.8% për vitin 2024, ekonomia e vendit ka shënuar 2.8%, falë performancës së mirë në tremujorin e tretë dhe të katërt.

“Për tremujorin e parë të vitit 2025 pres deri në 4%, ndoshta edhe më shumë se 4%. Këto janë numra dhe unë jam matematicient dhe më pëlqen të flas për numra, sepse numrat reflektohen në praktikë”, deklaroi Mickoski.

Ai përmbylli intervistën duke theksuar se trendet pozitive duhet të shërbejnë si nxitje për optimizëm, por edhe si motiv për të punuar më shumë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Flaka Media

The post Mickoski e pranon se qytetarët po jetojnë vështirë, por thotë se shpresa po rikthehet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .