Merko dhe Qoku në Gjykatë! Shkak u bë statusi i Qokut në Facebook
Në Gjykatën Themelore të Strugës u mbajt seanca përmbyllëse e procesit gjyqësor në të cilin kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka paditur Bekim Qokun për shpifje. Padia lidhet The post Merko dhe Qoku në Gjykatë! Shkak u bë statusi i Qokut në Facebook appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Gjykatën Themelore të Strugës u mbajt seanca përmbyllëse e procesit gjyqësor në të cilin kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ka paditur Bekim Qokun për shpifje. Padia lidhet me një postim publik, në të cilin Qoku e ka akuzuar Merkon për korrupsion.
“Pohimi im në Facebook thjesht ishte një nga deklarimet që vijnë si rezultat i akuzave të cilat vijnë nga të gjitha anët. Kjo që ka pësuar dhimbje shpirtërore që pohon ky dhe që ka vizituar psikiatrin në Manastir vetëm nga një deklaratë e imja në atë kohë, kjo deklaratë është bërë në mars 2023 kur unë nuk kam qenë I përfshirë në asnjë parti politike”, tha Bekim Qoku.
Qoku, që është deputet i VLEN-it dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë, thonë se është absurde arsyeja e Merkos për padi, se statusi i ka shkaktuar dhimbje shpirtërore, pasi siç shprehet Qoku, në Maqedoni ka pasur tragjedi që dhimbja nuk përshkruhet me fjalë.
“Kjo është absurde kur e dimë dhimbjen shpirtërore që kanë pësuar gjithë ata viktima sidomos tani me zjarrin në Koçan, aksidentin me autobus dhe spitalin modular do të ishte ironike të flasim për dhimbjen shpirtërore të një politikani”, shtoi Bekim Qoku.
The post Merko dhe Qoku në Gjykatë! Shkak u bë statusi i Qokut në Facebook appeared first on Flaka, në çdo lajm... .