Mendi Qyra e shpalli kandidaturën për kryetar në Komunën e Strugës

Në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Strugës do të garojë edhe biznesmeni Mendi Qyra. Ai ka shpallur sot kandidaturën për kryetar komune, transmeton Portalb.mk. “Sot zyrtarisht e shpalli kandidaturën time si i pavarur si kryetar për  së Strugës. Nuk është një hap që e kam marrë kokë më vete, por është një vendim […]

qershor 30, 2025 - 21:45
 0
Mendi Qyra e shpalli kandidaturën për kryetar në Komunën e Strugës
Mendi Qyra. Foto nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (Facebook)

Në zgjedhjet e ardhshme lokale për Komunën e Strugës do të garojë edhe biznesmeni Mendi Qyra. Ai ka shpallur sot kandidaturën për kryetar komune, transmeton Portalb.mk.

“Sot zyrtarisht e shpalli kandidaturën time si i pavarur si kryetar për  së Strugës. Nuk është një hap që e kam marrë kokë më vete, por është një vendim që më është kërkuar për çdo ditë”, deklaroi Qyra.

Garën për të parin e Strugës, ai e vlerësoi si një nga sfidat më të mëdha personale.

“Ndryshimi është më se i nevojshëm. Nuk vijë këtu si një shpëtimtar, sepse Struga nuk ka nevojë për hero. Struga ka nevojë për punë të ndershme”, deklaroi Qyra.

Ai u zotua se do të jetë gjithmonë i drejtë, i hapur dhe i përkushtuar për ta bërë Strugën qytetin më të bukur, më të zhvilluar dhe më të pasur për mundësi jetesë për të gjithë.

Mendi Qyra ka ushtruar detyrën e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku kompania e tij “Trim&Lum” është anëtare. Kandidaturën e tij pritet ta mbështet edhe koalicioni i partive shqiptare VLEN, ndërsa kundërkanditat do të ketë një emër nga Fronti Europian, ku bëjnë pjesë ASH-ja e Ziadin Selës dhe BDI-ja e Ali Ahmetit. Kjo e fundit udhëheq me Komunën e Strugës përmes kryetarit Ramiz Merko.

Ndryshe, në fillim të muajit nëntor, opozita në Maqedoninë e Veriut kërkoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jenë së bashku me zgjedhjet lokale. Kryeministri Hristijan Mickoski në maj të vitit 2024 refuzoi këtë ide.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit të njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultate, Koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni Fronti evropian 18 deputetë, 14 deputetë fitoi koalicioni VLEN dhe nga gjashtë deputetë “Levica” dhe ZNAM.