Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje
Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të legalizimit të objektit shkollor The post Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rrjetet sociale janë mbushur me dhjetëra mesazhe falënderimi nga prindër, nxënës dhe banorë të fshatit Nerovë, pas lajmit të mirë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të legalizimit të objektit shkollor në këtë lokalitet, shkruan Flaka
Në fokus të falënderimeve është Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, për angazhimin e tij të drejtpërdrejtë dhe të paekuilibruar në favor të të drejtave të komunitetit shqiptar.
“Urime për Nerovën! Faleminderit të gjithëve, veçanërisht Ambasadorit të Shqipërisë, z. Denion Meidani”, shkruan Ferdi Jusufi në një reagim publik.
Edhe mësimdhënësi Faton Izeiri nuk i fsheh emocionet: “Urime për banorët e Nerovës! Falënderim të veçantë për Ambasadorin Meidani, që na qëndroi pranë në këtë betejë.”
“Merita të posaçme i takojnë edhe Ambasadorit të Shqipërisë për përkrahjen dhe vizitën që na bëri në këtë shkollë, vizitë që dha edhe rezultatet e para konkrete,” – u shpreh Bexhet Babloku nga Bashkësia Lokale e Nerovës.
Përmes një angazhimi të dukshëm në terren dhe lobimit të vazhdueshëm, ambasadori Meidani luajti një rol kyç në finalizimin e procedurave për legalizimin e shkollës – një çështje që prej kohësh i kishte penguar fëmijët e Nerovës të ndjekin mësimin në kushte të dinjitetshme. Flaka
The post Qindra falënderime për Ambasadorin Meidani: Nerova i bashkohet në mirënjohje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .