Mefi shkon për fushatë në Prizren e paraqet si qytet kaotik, Kryetari Totaj i reagon në facebook: Ja paske fut kot po nejse

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se PDK’ja e ka shndërruar Prizrenin në qytet kaotik, pasi sipas tij, 50 minuta është kohëzgjatja që nga hyrja në Prizren deri në qytet. “Ju përshëndes nga qyteti historik, por që në fakt PDK’ja e ka shndërruar në qytet kaotik, ku 50 minuta bën të futesh në qytet nga

Jan 3, 2025 - 21:45
 0
Mefi shkon për fushatë në Prizren e paraqet si qytet kaotik, Kryetari Totaj i reagon në facebook: Ja paske fut kot po nejse
mefi-shkon-per-fushate-ne-prizren-e-paraqet-si-qytet-kaotik,-kryetari-totaj-i-reagon-ne-facebook:-ja-paske-fut-kot-po-nejse

mefi-shkon-per-fushate-ne-prizren-e-paraqet-si-qytet-kaotik,-kryetari-totaj-i-reagon-ne-facebook:-ja-paske-fut-kot-po-nejse

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se PDK’ja e ka shndërruar Prizrenin në qytet kaotik, pasi sipas tij, 50 minuta është kohëzgjatja që nga hyrja në Prizren deri në qytet.

“Ju përshëndes nga qyteti historik, por që në fakt PDK’ja e ka shndërruar në qytet kaotik, ku 50 minuta bën të futesh në qytet nga hyrja e Prizrenit, ndërsa nga Prishtina për 40 minuta vjen në Prizren”, tha Bajqinovci.

Për këtë, Bajqinovci mori një përgjigje nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në postimin e Bajqinovcit la një koment: “Ja paske fut kot, po nejse”.