Mbretëria e Bashkuar kryen disa trajnime për ushtarët e Kosovës: Mbështesim në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”. Në njoftim thuhet se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të

dhjetor 6, 2024 - 11:15
 0
Mbretëria e Bashkuar kryen disa trajnime për ushtarët e Kosovës: Mbështesim në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
mbreteria-e-bashkuar-kryen-disa-trajnime-per-ushtaret-e-kosoves:-mbeshtesim-ne-vazhdimesi-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se

mbreteria-e-bashkuar-kryen-disa-trajnime-per-ushtaret-e-kosoves:-mbeshtesim-ne-vazhdimesi-ngritjen-e-kapaciteteve-te-fsk-se

Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.

Në njoftim thuhet se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën.

Duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, vijon njoftimi i FSK-së.