Mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sot në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike. “Ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, organizohet

dhjetor 11, 2024 - 15:15
 0
Mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore
mbahet-simpoziumi-i-pare-shkencor-i-teknologjise-mjekesore

mbahet-simpoziumi-i-pare-shkencor-i-teknologjise-mjekesore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se sot në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se është një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.

“Ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim, si në fushën akademike ashtu edhe në industrinë e implanteve ortopedike”, ka thënë Vitia.