Maqedonia e Veriut e gatshme të hapë ambasadën e saj në Riad

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud, transmeton Anadolu. Në rrjetet sociale, ministri Mucunski tha se në bisedën telefonike ka “riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe” “Theksova […]

maj 21, 2025 - 17:45
 0
Maqedonia e Veriut e gatshme të hapë ambasadën e saj në Riad

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al Saud, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale, ministri Mucunski tha se në bisedën telefonike ka “riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe”

“Theksova vendimin tonë për të hapur një ambasadë në Riad, një hap që e shohim si katalizator për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski.

Ai po ashtu tha se ministri Al Saud përshëndeti vendimin dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej lidhjet miqësore dhe për të intensifikuar dialogun politik, ekonomik dhe institucional midis dy vendeve tona.