“Lutjet e Mëngjesit” në ShBA, komandant “Shkupi” merr pjesë me uniformën e veteranit të UÇK-së

Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E veçanta e pjesëmarrjes së tij, ishte se ai kishte të veshur uniformën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar se ishte i prekur thellë nga respekti dhe mirënjohja e njerëzve

shkurt 16, 2025 - 11:15
 0
“Lutjet e Mëngjesit” në ShBA, komandant “Shkupi” merr pjesë me uniformën e veteranit të UÇK-së
“lutjet-e-mengjesit”-ne-shba,-komandant-“shkupi”-merr-pjese-me-uniformen-e-veteranit-te-uck-se

“lutjet-e-mengjesit”-ne-shba,-komandant-“shkupi”-merr-pjese-me-uniformen-e-veteranit-te-uck-se

Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E veçanta e pjesëmarrjes së tij, ishte se ai kishte të veshur uniformën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shkruar se ishte i prekur thellë nga respekti dhe mirënjohja e njerëzve që nuk e njihnin, por e falënderonin për shërbimin e tij ushtarak.

Berisha tha se kjo dëshmon se sakrifica për liri është e njohur dhe e vlerësuar kudo.

“Me zemër plot krenari dhe mirënjohje, dua t’ju informoj për përjetimet e jashtëzakonshme që pata në këto ditë historike. Ishte një nder i madh të merrja pjesë në National Prayer Breakfast, i veshur me uniformën e Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më preku thellë respekti dhe mirënjohja e njerëzve që nuk më njihnin, por më thonin “Thank you for your service”, duke dëshmuar se sakrifica për liri është e njohur dhe e vlerësuar kudo. Po aq emocionues ishte edhe momenti kur në Detroit ngritëm flamurin kombëtar të Shqipërisë, një simbol i krenarisë dhe unitetit tonë kombëtar. Flamuri valoi lart, ashtu siç ka valuar ndër shekuj në zemrat e shqiptarëve kudo në botë.Së fundmi, pjesëmarrja në festën e Pavarësisë së Kosovës në City Hall New York ishte një përjetim i paharrueshëm. Të festojmë së bashku këtë arritje të madhe është një kujtesë e fuqishme e sakrificave dhe ëndrrës së realizuar për një Kosovë të lirë e të pavarur”, ka shkruar ai.

Komandant “Shkupi”, kishte drejtuar njësinë e famshme “Tigrat e zi”.