Limaj publikon video nga nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë: Kosova meriton rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke publikuar një video nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë. Ai ka kujtuar të gjithë ata që ranë dëshmorë dhe që kontribuan për lirinë e Kosovës. “Urime 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare

shkurt 17, 2025 - 14:45
 0
Limaj publikon video nga nënshkrimi i deklaratës së pavarësisë: Kosova meriton rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike
limaj-publikon-video-nga-nenshkrimi-i-deklarates-se-pavaresise:-kosova-meriton-rreshtim-te-drejte-ne-rrugen-euroatlantike

limaj-publikon-video-nga-nenshkrimi-i-deklarates-se-pavaresise:-kosova-meriton-rreshtim-te-drejte-ne-rrugen-euroatlantike

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke publikuar një video nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Ai ka kujtuar të gjithë ata që ranë dëshmorë dhe që kontribuan për lirinë e Kosovës.

“Urime 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës! Sakrifica, dashuria për vendin, lufta çlirimtare e UÇK-së, aleatët tanë ndërkombëtarë, të gjithë, bashkë, u rreshtuan fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, me shumë përkulje dhe mirënjohje, në këtë ditë të veçantë për historinë shqiptare, kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës. Vendi ynë ka kaluar përmes shumë sfidash dhe vuajtjesh, andaj ky vend, kjo tokë, meriton rritje të fuqishme dhe rreshtim të drejtë në rrugën euroatlantike.”