Lideri i BDI-së: Ambasadori shqiptar ka mision kushtetues për mbrojtjen e interesave shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar në mbështetje të rolit të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke theksuar se The post Lideri i BDI-së: Ambasadori shqiptar ka mision kushtetues për mbrojtjen e interesave shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Korrik 5, 2025 - 00:30
 0
Lideri i BDI-së: Ambasadori shqiptar ka mision kushtetues për mbrojtjen e interesave shqiptare

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar në mbështetje të rolit të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, duke theksuar se angazhimi i tij nuk është vetëm diplomatik, por edhe kombëtar dhe kushtetues.

Ahmeti theksoi se prania e shtetit shqiptar pranë shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë nuk është çështje dëshire personale, por një detyrim që buron nga vetë Kushtetuta e Shqipërisë.

“Ambasadori i Shqipërisë nuk ka vetëm një rol diplomatik formal, por një detyrim kushtetues dhe kombëtar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen, përfshirë edhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë,” u shpreh Ahmeti.

Sipas liderit të BDI-së, ky rol nuk mund të relativizohet dhe as të kontestohet për qëllime politike ditore apo interesa të ngushta.

“Kjo nuk është çështje dëshire apo vullneti personal, por një obligim që buron drejtpërdrejt nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga misioni historik i shtetit shqiptar për të qenë pranë çdo shqiptari, pavarësisht nëse ndodhet në Shqipëri, në rajon apo në diasporë,” theksoi Ahmeti.

Ai i quajti sulmet ndaj ambasadorit Meidani si të dëmshme dhe të nxitura nga qëllime të tjera.

“Çdo përpjekje për ta sulmuar këtë angazhim, apo për ta interpretuar si ndërhyrje, është jo vetëm keqkuptim i qëllimshëm, por edhe një shërbim i drejtpërdrejtë ndaj kauzave antikombëtare,” deklaroi Ahmeti.

Në fund të deklaratës së tij, kreu i BDI-së përmbylli me një qëndrim të prerë mbi raportin e shtetit shqiptar me bashkëkombësit:

“Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë nuk janë ‘të huaj’ për shtetin shqiptar, ata janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe meritojnë kujdesin e plotë institucional,” tha Ahmeti.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh politike rreth përfshirjes së ambasadorit shqiptar në disa çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë rastin e shkollës shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës. Flaka

The post Lideri i BDI-së: Ambasadori shqiptar ka mision kushtetues për mbrojtjen e interesave shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .