Gazetari Arben Retkoceri: “Kjo është Bota Serbe – me zë dhe figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje shtetërore”
Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Retkoceri, ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar të dielën në Shtip, me rastin e 111-vjetorit të ashtuquajtur “çlirim” të Maqedonisë nga ushtria The post Gazetari Arben Retkoceri: “Kjo është Bota Serbe – me zë dhe figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje shtetërore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Retkoceri, ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar të dielën në Shtip, me rastin e 111-vjetorit të ashtuquajtur “çlirim” të Maqedonisë nga ushtria serbe pas Betejës së Bregallnicës. Ai e cilëson këtë ngjarje si një shfaqje të pastër të projektit të “Botës serbe”, të zhvilluar jo vetëm me përfshirje të Serbisë zyrtare, por edhe me mbështetje institucionale të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka
“Hiç më larg se të dielën, në rajonin e Shtipit shënohet 111-vjetori i pushtimit të Maqedonisë nga ushtria serbe pas luftës me bullgarët – e njohur si Beteja e Bregallnicës. Ironia është se ky manifestim është organizuar me përkrahje shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është pjesë e ‘Botës serbe’ me zë e figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje institucionale,” shkruan Retkoceri në një reagim publik.
Ai vë në dukje standardin e dyfishtë të autoriteteve shtetërore dhe opinionit publik kur bëhet fjalë për historinë shqiptare. “Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët, madje edhe privatisht, do të shënonin çlirimin e Shkupit më 13 gusht 1912 nga kosovarët të prirë nga Isa Boletini, Bajram Curri e Hasan Prishtina. Do të shpërthenin reagime, akuza, etiketime për ‘nacionalizëm’, ‘ekstremizëm’ apo edhe ‘rrezik për shtetin’. Sepse sipas historiografisë maqedonase, edhe çlirimi i Shkupit nga kryengritësit shqiptarë konsiderohet si ‘pushtim’”.
Retkoceri thekson se njëjtë do ndodhte edhe me bullgarët nëse do përkujtonin ndonjë datë historike të tyre në territorin maqedonas, ndërkohë që serbët jo vetëm që nuk pengohen, por ftohen, nderohen dhe promovohen si bashkëorganizatorë të historisë shtetërore.
“Ngjarjet serbe të kësaj periudhe zyrtarisht shënohen bashkë me autoritetet serbe, ndërsa ato shqiptare apo bullgare masakrohen!” – shkruan ai.
Në fund, Retkoceri ngre një pyetje me peshë simbolike dhe politike:
“Paramendoni çfarë flake do i dilte Maqedonisë nëse një tog e FSK-së apo e Ushtrisë së Shqipërisë do vinte për të shënuar çlirimin e Shkupit të vitit 1912 nga shqiptarët – njëjtë siç ishte ushtria serbe këtë të diel në Shtip, si trashëgimtare e ushtrisë pushtuese serbe të para 111 viteve.”
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur tensionet për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, rolin e Serbisë dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga vendimmarrja po ngjallin shqetësim gjithnjë e më të madh në opinionin publik. Flaka
The post Gazetari Arben Retkoceri: “Kjo është Bota Serbe – me zë dhe figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje shtetërore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .