Lajçaku rendit kërkesat e BE-së: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar. Lajcak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa

dhjetor 18, 2024 - 09:15
 0
Lajçaku rendit kërkesat e BE-së: Kosova ta themelojë Asociacionin, Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës
lajcaku-rendit-kerkesat-e-be-se:-kosova-ta-themeloje-asociacionin,-serbia-t’i-njohe-simbolet-e-kosoves

lajcaku-rendit-kerkesat-e-be-se:-kosova-ta-themeloje-asociacionin,-serbia-t’i-njohe-simbolet-e-kosoves

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.

Lajcak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.

Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

Aty përmendet depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e vitit 2023, por edhe themelimi i Asociacionit.

“Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: de-përshkallëzimi, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, ka shkruar ai.

 

Në takimin trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, gjatë së martës palët janë dakorduar për zbatim të marrëveshjes për të zhdukurit.

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi. Pas përfundimit të takimit, ai ka thënë se Serbia ka pranuar të tërhiqet nga tendenca për intervenim në tekst dhe futjen e paragrafit ku kërkohet fuqizimi i rolit dhe prezencës së UNMIK-ut.

“Jemi dakorduar në dhjetor të vitit të kaluar me versionin final të temave të referencës për aktivizimin e komisionit të përbashkët, pastaj ka pasur tendenca nga ana e Serbisë që të intervenojë në tekst dhe të fusë një paragraf ku në një lloj mënyrë fuqizohet roli dhe prezenca e UNMIK-ut, ne nuk kemi pranuar një gjë të tillë. Pas presionit të palës kosovare, z.Andin Hoti, kanë pranuar ta tërheqin”, ka thënë ai.

 

Për këtë ka shkruar edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

“Pas tre vjetësh dialog, bisedimesh të vazhdueshme dhe tendencave të pajustifikueshme për zvarritje nga ana e Serbisë, sot në Bruksel është miratuar formimi i Komisionit të Përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur”, u tha në njoftim.