Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmën e Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai

Jan 22, 2025 - 14:15
 0
Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmën e Kosovës dhe Serbisë
lajcak:-perparimi-ne-dialog,-ne-interes-per-te-ardhmen-e-kosoves-dhe-serbise

lajcak:-perparimi-ne-dialog,-ne-interes-per-te-ardhmen-e-kosoves-dhe-serbise

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun, Miroslav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Europian.

“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual,@predsednikrs@avucic dhe fola për gjendjen e lojës në Dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi më   tutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre. ka shkruar Lajçak në platformën”X”.