Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë: Duhen plotësuar shumë formularë të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së. Ndonëse mbi këtë temë ditë më parë u deklarua edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili për kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në

dhjetor 30, 2024 - 21:30
 0
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek krerët e UÇK-së në Hagë: Duhen plotësuar shumë formularë të Speciales
kurti-tregon-arsyen-pse-nuk-ishte-per-vizite-tek-kreret-e-uck-se-ne-hage:-duhen-plotesuar-shume-formulare-te-speciales

kurti-tregon-arsyen-pse-nuk-ishte-per-vizite-tek-kreret-e-uck-se-ne-hage:-duhen-plotesuar-shume-formulare-te-speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së.

Ndonëse mbi këtë temë ditë më parë u deklarua edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili për kryeministrin Albin Kurti, ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në Hagë, ndërkohë që Rexhep Selimi kishte marrë përshëndetje nga ai por jo edhe të tjerët.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Kurti në RTK.