Kurti s’tregon nëse do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve” të enjten. Pas kësaj, Kurti u pyet nga gazetarët, për ftesën e Prokurorisë Speciale të cilën e mori të mërkurën, raporton FrontOnline. Por shefi i Qeverisë nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim

dhjetor 12, 2024 - 13:15
 0
Kurti s’tregon nëse do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale
kurti-s’tregon-nese-do-t’i-pergjigjet-fteses-se-prokurorise-speciale

kurti-s’tregon-nese-do-t’i-pergjigjet-fteses-se-prokurorise-speciale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit të “Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve” të enjten.

Pas kësaj, Kurti u pyet nga gazetarët, për ftesën e Prokurorisë Speciale të cilën e mori të mërkurën, raporton FrontOnline.

Por shefi i Qeverisë nuk u përgjigj, duke thënë se është me nxitim për disa takime të tjera.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, të mërkurën bëri të ditur se Prokuroria Speciale e ka ftuar Kurtin për intervistim në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas ftesës, Kurti është thirrur të pyetet më 16 dhjetor nga ora 09:30. Por nuk dihet se për cilën çështje. /FrontOnline/