Kurti pret në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë, e falenderon për përkrahjen ndaj Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski. Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e

Prill 10, 2025 - 14:15
 0
Kurti pret në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë, e falenderon për përkrahjen ndaj Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare
kurti-pret-ne-takim-ambasadorin-e-ri-te-bullgarise,-e-falenderon-per-perkrahjen-ndaj-kosoves-drejt-anetaresimit-ne-organizata-nderkombetare

kurti-pret-ne-takim-ambasadorin-e-ri-te-bullgarise,-e-falenderon-per-perkrahjen-ndaj-kosoves-drejt-anetaresimit-ne-organizata-nderkombetare

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s, shkruan Reporteri.net

“Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Kraevski për detyrën e re, duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ai e falënderoi Bullgarinë për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin e ngushtë rajonal e kontributin e saj në sigurinë rajonale si anëtare e NATO-s. Republika e Kosovës dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë institucional. Rritja e shkëmbimeve tregtare dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, inovacionit, sigurisë e mbrojtjes ishin ndër temat e diskutimit”, thuhet në njoftim.