Kryetari i LDK-së në kredi deri në fyt – por pasuria e paluajtshme arrin 700 mijë euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë e banesë me vlerë 700 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Abdixhiku ka deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë ( Mercedes-Benz) në emër të bashkëshortes, e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro. Abdixhiku ka

Prill 23, 2025 - 16:15
 0
Kryetari i LDK-së në kredi deri në fyt – por pasuria e paluajtshme arrin 700 mijë euro
kryetari-i-ldk-se-ne-kredi-deri-ne-fyt-–-por-pasuria-e-paluajtshme-arrin-700-mije-euro

kryetari-i-ldk-se-ne-kredi-deri-ne-fyt-–-por-pasuria-e-paluajtshme-arrin-700-mije-euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë e banesë me vlerë 700 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Abdixhiku ka deklaruar se si pasuri të luajtshme ka një veturë ( Mercedes-Benz) në emër të bashkëshortes, e blerë me kredi në vlerë 25 mijë euro.

Abdixhiku ka 370 euro para të gatshme në NLB Bank si dhe 10 mijë e 267 euro në Raiffeisen Bank.

I pari i LDK-së ka deklaruar se ka 13,468 euro kredi në NLB Bank, të cilat thotë se i kishte marrë për renovim të shtëpisë. Kredia ishte marrë nga bashkëshortja e tij, derisa 2 mijë euro i ka borxh Raiffeisen Bank.

Abdixhiku po ashtu ka deklaruar se është në një kredi tjetër me vlerë 101 mijë e 714 euro në bankën Raiffeisen për blerjen e një banese në Marigona Hill në 2023.