Kryetari i Junikut uron qytetarët për Vitin e Ri 2025: Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e komunës sonë

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përcjellë urimet më të përzemërta për qytetarët e Junikut në prag të Vitit të Ri. Ai shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë vitit 2024, duke theksuar se, megjithë sfidat, është arritur të bëhen hapa të rëndësishëm përpara në realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Në

dhjetor 31, 2024 - 22:15
 0
Kryetari i Junikut uron qytetarët për Vitin e Ri 2025: Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e komunës sonë
kryetari-i-junikut-uron-qytetaret-per-vitin-e-ri-2025:-se-bashku-do-te-vazhdojme-te-punojme-per-zhvillimin-e-komunes-sone

kryetari-i-junikut-uron-qytetaret-per-vitin-e-ri-2025:-se-bashku-do-te-vazhdojme-te-punojme-per-zhvillimin-e-komunes-sone

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përcjellë urimet më të përzemërta për qytetarët e Junikut në prag të Vitit të Ri. Ai shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë vitit 2024, duke theksuar se, megjithë sfidat, është arritur të bëhen hapa të rëndësishëm përpara në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Në mesazhin e tij, Shehu ndau me qytetarët disa nga projektet e realizuara gjatë vitit që po lëmë pas, duke theksuar se këto arritje janë fryt i punës së përbashkët dhe vizionit për një Junik më të zhvilluar.

“Le të hyjmë në vitin 2025 me shpresë dhe vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për Junikun. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e komunës sonë dhe për mirëqenien e çdo qytetari”, tha Shehu.

Ai përfundoi mesazhin e tij duke uruar qytetarët për një vit të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese, duke shpresuar që ky vit të sjellë gëzim dhe paqe në çdo familje të Junikut.

 

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë të Junikut,
Në këtë fundvit, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese. Viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, por falë përkushtimit tuaj dhe frymës së bashkëpunimit, kemi arritur të bëjmë hapa përpara drejt qëllimeve tona të përbashkëta.
Në videon e bashkangjitur më poshtë do të gjeni disa nga projektet që kemi realizuar gjatë vitit 2024. Këto arritje janë fryt i punës së përbashkët dhe vizionit për një Junik më të zhvilluar dhe më të fortë.
Le të hyjmë në vitin 2025 me shpresë dhe vendosmëri për të ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për Junikun. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e komunës sonë dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
Gëzuar Vitin e Ri 2025! Uroj që ky vit të sjellë gëzim dhe paqe në çdo familje të Junikut.
Me respekt,
Ruzhdi Shehu