KPM dënon me 30 mijë euro Klan Kosovën për shkak të promovimit të dhunës në Big Brother
Me 30 mijë Euro i ka gjobitur KPM-ja televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari. Rasti ka të bëjë me futjen e Atilla Kardesh si banorë në reality-show’in “Big Brother VIP”, brenda shtëpisë


Me 30 mijë Euro i ka gjobitur KPM-ja televizionin “Klan Kosova” dhe kanalet “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”, ka njoftuar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.
Rasti ka të bëjë me futjen e Atilla Kardesh si banorë në reality-show’in “Big Brother VIP”, brenda shtëpisë së të cilit po qëndronte si lojtare edhe ish-gruaja e tij Drenusha Latifi, e cila e kishte denoncuar të parin publikisht për dhunë fizike gjatë kohës sa ishin të martuar.
“Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”, shkroi Kusari në Facebook.
Kardesh u largua nga shtëpia disa orë pasi u prezantua si banorë i ri, shkaku i reagimeve të shumta në opinion. Madje, pati edhe protesta simbolike tek Klan Kosova, nga aktivistët e shoqërisë civile.
Njoftimi i plotë i Kusarit:
E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova!