Konjufca takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën paszgjedhore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në këtë takim, ata kanë diskutuar rreth situatës pazgjedhore në vend, saktësisht formimin e qeverisë e konstituimin e Kuvendit. Ata kanë folur edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel

shkurt 21, 2025 - 15:15
 0
Konjufca takohet me ambasadorin britanik, flasin për situatën paszgjedhore
konjufca-takohet-me-ambasadorin-britanik,-flasin-per-situaten-paszgjedhore

konjufca-takohet-me-ambasadorin-britanik,-flasin-per-situaten-paszgjedhore

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërsisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim, ata kanë diskutuar rreth situatës pazgjedhore në vend, saktësisht formimin e qeverisë e konstituimin e Kuvendit.

Ata kanë folur edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.

Konjufca ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, në aspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.