Koment: Rasti i Nerovës: Kur heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri bëhet bashkëfajësi

Koment Flaka Në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët kanë përfaqësues politikë në disa dikastere, përfshirë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku posti i zëvendësministrit i takon The post Koment: Rasti i Nerovës: Kur heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri bëhet bashkëfajësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 20, 2025 - 11:00
 0
Koment: Rasti i Nerovës: Kur heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri bëhet bashkëfajësi

Koment Flaka

Në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët kanë përfaqësues politikë në disa dikastere, përfshirë edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ku posti i zëvendësministrit i takon koalicionit VLEN. Në këtë kontekst, lind pyetja legjitime: Ku janë zërat e këtyre përfaqësuesve kur bëhet fjalë për një rast flagrant të padrejtësisë ndaj shqiptarëve – siç është rasti i shkollës në fshatin Nerovë të Krushevës?

Banorët shqiptarë të këtij fshati, me mund, djersë dhe vetëmohim, ndërtuan një objekt shkollor për t’ua mundësuar fëmijëve të tyre të mësojnë në gjuhën amtare. Por sot, ky tempull i dijes është në rrezik rrënimi, me arsyetimin e zakonshëm të “ndërtimit pa leje”. Kjo nuk është vetëm një çështje administrative. Kjo është një goditje e rëndë ndaj të drejtës themelore për arsimim në gjuhën amtare dhe ndaj përpjekjes së ndershme të një komuniteti të lënë pas dore.

Zëvendësministri i Arsimit nga radhët e VLEN-it, një subjekt që ka marrë mbështetje të konsiderueshme si alternativë e re politike, deri më tani nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje. Heshtja e tij dhe e përfaqësuesve të tjerë shqiptarë në qeveri është zhgënjyese dhe e pakuptimtë.

Në vend që të mbrojnë interesin e qytetarëve që i përfaqësojnë, zyrtarët shqiptarë duket se kanë zgjedhur heshtjen komode në zyrat qeveritare, ndërsa mbi kokat e nxënësve shqiptarë në Nerovë rëndon kërcënimi i rrënimit të shkollës së vetme në fshat.

Ky rast duhet të jetë thirrje për zgjim dhe reagim të menjëhershëm, sidomos për ata që janë pjesë e pushtetit dhe kanë përgjegjësi direkte për politikat arsimore. Nëse nuk mbrojnë të drejtën për arsim në gjuhën shqipe, për çfarë përfaqësimi flitet atëherë?

VLEN dhe çdo përfaqësues shqiptar në qeveri ka detyrimin moral dhe institucional të flasë dhe të veprojë, për të mos u bërë pjesë e padrejtësisë. Heshtja në raste të tilla nuk është neutralitet, por bashkëfajësi.

The post Koment: Rasti i Nerovës: Kur heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri bëhet bashkëfajësi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .