Kolona 200 metra e pritje deri në 30 minuta, përditësimi i fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare. Sipas infografikës së publikuar, më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje ka arritur në 200 metra, e në dalje 150 metra. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po

dhjetor 26, 2024 - 21:15
 0
Kolona 200 metra e pritje deri në 30 minuta, përditësimi i fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare
kolona-200-metra-e-pritje-deri-ne-30-minuta,-perditesimi-i-fundit-rreth-gjendjes-neper-pikat-kufitare

kolona-200-metra-e-pritje-deri-ne-30-minuta,-perditesimi-i-fundit-rreth-gjendjes-neper-pikat-kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas infografikës së publikuar, më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje ka arritur në 200 metra, e në dalje 150 metra. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po zgjasin nga 25 deri në 30 minuta, e për të dalë 12-20 minuta, shkruan Reporteri.net.

Pritje pak më të gjata ka edhe në Jarinje. Atje kolona në hyrje është 100 metra, derisa pritjet janë 15-20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare s’ka kolona, e pritjet po zgjasin nga 3-5 minuta.