Kim Kardashian shkëlqen në Paris me një veshje të veçantë, mes gjyqit për grabitjen e famshme
Kim Kardashian u pa në Paris për një dalje glamuroze me nënën Kris Jenner dhe këngëtaren Katy Perry, teksa gjyqi për grabitjen e bizhuterive të saj me vlerë 10 milionë dollar (rreth 9.2 milionë euro) vazhdon. 44-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një bluzë të shkurtë me lule dhe geta gri që theksonin siluetën e saj. Ajo […]

Kim Kardashian u pa në Paris për një dalje glamuroze me nënën Kris Jenner dhe këngëtaren Katy Perry, teksa gjyqi për grabitjen e bizhuterive të saj me vlerë 10 milionë dollar (rreth 9.2 milionë euro) vazhdon.
44-vjeçarja tërhoqi vëmendjen me një bluzë të shkurtë me lule dhe geta gri që theksonin siluetën e saj.
Ajo kishte veshur një pallto leshi dhe mbante taka të larta, ndërsa stili i saj u plotësua nga bizhuteri ari dhe një rrip elegant, shkruan DailyMail.
Katy Perry u shfaq me një fustan rozë korse, ndërsa Kris dhe Lauren Sanchez i bashkoheshin për një darkë në restorantin luksoz Cheval Blanc.
Dalja vjen pak ditë pas dëshmisë së Kim në Paris, ku u përball për herë të parë me të akuzuarit për grabitjen e vitit 2016.
E veshur me të zeza dhe me bizhuteri të sofistikuara, Kardashian tregoi në gjykatë momentet e frikshme, duke shpërthyer në lot ndërsa kujtonte se kishte menduar se do të përdhunohej atë natë.
Njëri nga të dyshuarit, Yunice Abbas, ka pranuar pjesëmarrjen dhe ka shprehur keqardhje publike, megjithëse procesi gjyqësor vazhdon pa pranim zyrtar faji.
Pas grabitjes, Kim ka premtuar të jetë më diskrete me shfaqjen e bizhuterive në rrjete sociale.