Këshilli i Prokurorëve e mbështeti Kocevskin, BDI vlerëson se shteti është i kapur

Këshilli i prokurorëve publik nuk e mbështeti propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Lupço Kocevskit. Me vota 6:3, Këshilli dha mendim negativ, por është e pasigurt nëse Qeveria këtë mendim The post Këshilli i Prokurorëve e mbështeti Kocevskin, BDI vlerëson se shteti është i kapur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 3, 2025 - 01:15
 0
Këshilli i Prokurorëve e mbështeti Kocevskin, BDI vlerëson se shteti është i kapur

Këshilli i prokurorëve publik nuk e mbështeti propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Lupço Kocevskit. Me vota 6:3, Këshilli dha mendim negativ, por është e pasigurt nëse Qeveria këtë mendim do të mund ta shfrytëzojë edhe në të ardhmen, për shkak se momentalisht procedura për shkarkimin e prokurorit shtetërorë është stopuar.

“Në lidhje me atë, nuk kam koment. Këshilli e përgatiti mendimin në afatin e paraparë ligjor dhe do ta parashtrojë deri te Qeveria”, tha Dushica Dimitrieska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Nuk dihet cilët ishin argumentet e anëtarëve në debat. Kocevski në përgjigjet e tija ka dhënë edhe prova që kanë të bëjnë me procedurën disiplinore kundër ish njeriut të parë të Prokurorisë supreme, Mustafa Hajrullahu, largimin e të cilit e kontestonte Qeveria.

“Opinioni ishte i përjashtuar për shkak të mbrojtjes së renomesë dhe integritetit të prokurorit publik, si dhe mbrojtjen e të dhënave që ishin pjesë e provave që prokurori publik i parashtroi së bashku me prononcimin për propozimin”, shtoi Dushica Dimitrieska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Qeveria e ndërpreu procedurën për shkarkimin e Kocevskit për shkak të tragjedisë në Koçan dhe tani për tani mendimi i Këshillit mbetet në sirtar. Sipas opozitares BDI, pushteti e keqpërdor sistemin për të mbrojtur përgjegjësit për zjarrin dhe prokurorit Kocevski i ka premtuar që të mbetet në funksion nëse luan sipas rregullave të dhëna.

Paraprakisht nga pushteti theksuan se Kocevski është mes përgjegjësve për besimin e ulët në gjyqësor dhe kërkuan që prokurori i ardhshëm shtetëror të jetë luftëtarë i pakompromis kundër korrupsionit.

The post Këshilli i Prokurorëve e mbështeti Kocevskin, BDI vlerëson se shteti është i kapur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .